Bota sot
është e lidhur në rrjet. Me hyrjen dhe masivizimin e telefonave dhe tabletave,
sot më shumë se kurrë aksesi në internet është i mundur për të gjithë. Disa orë
në ditë qasje në internet po bëhen pjesë e rutinës së çdo shqiptari. Dhe të
gjithë këta njerëz janë klientët tuaj potencialë. Po, e lexuat drejtë, të
gjithë këta njerëz mund të bëhen klientët tuaj nëse ju shisni diçka që atyre ju
intereson. Por si?
Reklama është shpirti i tregtisë — thotë klisheja më e njohur
në botën e biznesit. Nëse nuk jeni dakord plotësisht, është e kuptueshme, por
çdokush që bën biznes, e di vlerën e reklamimit dhe të gjithë në një formë apo
tjetër, i bëjnë reklamë asaj që shesin, shërbim apo produkt, për ta çuar
biznesin e tyre përpara.
Por ku të reklamojmë? Mendja direkt shkon tek reklamë në
televizion. Janë ato reklama që kanë çuar para biznesin për një kohë shumë të
gjatë, dhe vazhdojnë ta çojnë. Por jo të gjithë mund ta përballojnë një reklamë
në televizion. Edhe nëse mund ta përballojnë, të gjithëve ju duhet ajo për të
cilën do flasim sot, një faqe interneti.
Ka shumë arsye dhe më poshtë do të paraqesim 5 prej pse
biznesit tuaj i duhet një faqe interneti:
1. Ju ekzistoni
Sa herë ju ndodh që kur ju duhet diçka, gjëja e parë që bëni
është një kërkim i shpejtë në Google? Pikërisht, shpesh. Nëse një klient
potencial dëshiron të blejë diçka që ju shisni dhe bën një kërkim në internet
për të parë çka ofrohet, do ishte fantastike nëse biznesi juaj do të dilte në
listën e rezultateve. Dhe kjo mund të ndodhë vetëm nëse ju keni një faqe
interneti. Siç, mund ta shikoni, faqja e internetit shërben si një vitrinë ku
të gjithë të interesuarit mund të hedhin një sy shërbimeve apo produkteve tuaja,
dhe të konvertohen në klientë pa aspak mundim nga ana juaj. Kjo është një
mrekulli e internetit.
2. Ju jeni profesionistë me Faqe Interneti
A nuk do t’ju pëlqente që në kartëvizitën tuaj të
kishit faqen tuaj të internetit? Sigurisht që po. Kjo është një arsye për
të shpërndarë kartëvizitën me qejf. Një kartëvizitë ku ju paraqisni faqen tuaj
të internetit dhe një email me domain-in e biznesit tuaj është
diçka që të bën t’i mbash shpatullat drejtë dhe lë një përshtypje shumë të mirë
tek marrësi. Nëse ju keni në kartëvizitë thjesht një email të ofruar falas nga
gmail.com, yahoo.com apo outlook.com, të jeni të sigurt që nuk po impresiononi
askënd. Përkundrazi, mund të mos merreni shumë seriozisht. Prandaj, ndihmojeni
forcimin e markës tuaj me pajisen me një faqeje interneti.
3. Ju forconi markën
Klientët potencialë të cilët kanë mbërritur në faqen
tuaj të internetit nga një kërkim në Google apo të tjerë që ju i keni
referuar aty me anë të kartëvizitës tuaj ose në një formë tjetër, u jepet
mundësia të shpenzojnë kohë me markën tuaj duke komunikuar dhe duke u
familjarizuar me të. Vizitorët e faqes kanë mundësi ta shohin logon, simbolin e
biznesit tuaj, në detaj pa asnjë limit kohor. Atyre u jepet rasti të shfletojnë
katalogun e produkteve dhe shërbimeve tuaja dhe të mësojnë se si ju punoni, sa
kujdes tregoni ndaj detajeve dhe se çfarë vlere mund t’i shtoni jetës së tyre
me anë të atyre çka ofroni. Për këto arsye faqja e internetit ju ndihmon që ta
skalisni markën tuaj në subkoshiencën e vizitorëve përgjithmonë.
4. Ju shtoni klientelën
Nëse ju ja keni dalë me sukses që forconi markën dhe
t’i prezantoni produktet apo shërbimet tuaja denjësisht me anë të faqes
tuaj të internetit, hap tjetër i natyrshëm është që vizitorët e faqes të
bëhen klientët tuaj. Dhe ky është qëllimi kryesor i të bërit biznes, të pasurit
klientë vazhdimisht.
5. Ju rekrutoni
Rrjedhimisht biznesi juaj do zgjerohet dhe ju do keni nevojë
të gjeni njerëz të mrekullueshëm për të punuar me ju. Çdo biznes i suksesshëm
ka pas tij një skuadër njerëzish dinjitozë që punojnë në sinkron dhe e çojnë
atë përpara. Marrja në punë e njerëzve të duhur është shumë e rëndësishme për
suksesin e biznesit tuaj, prandaj është e nevojshme që ju të tërhiqni më të
mirët për të pasur dëshirë të punojnë me ju. Kjo mund të arrihet shumë lehtë me
anë të faqes së internetit, ku ju i lini të kuptojë çdo të
interesuari për punë në biznesin tuaj se përse ambjenti i punës që ju ofroni
është ideal për të me anë të paraqitjes dinjitoze të kulturës së biznesit tuaj
në faqe.
Këto ishin 5 arsye pse ju duhet të keni një faqe interneti
për biznesin tuaj. Një faqe interneti është një shpenzim relativisht i vogël me
një potencial shumë të madh dhe shumëplanësh. Prandaj, nëse nuk e keni akoma
një të tillë, tani është tamam koha për ta marrë seriozisht këtë hap, i cili ju
ndihmon të jeni të gjindshëm, të keni një imazh dinjitoz për të bërë biznes në
epokën dixhitale dhe sigurisht të keni klientë të rinj.


No comments:
Post a Comment